“Greqia i mban refugjatët në qendra të fshehta”

Pretendohet se qeveria greke në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në mungesë të komunikimit dhe një procesi gjyqësor i mban refugjatët që duan të kalojnë në Evropë në një vend të fshehtë dhe më pas i rikthen në Turqi.

Në lajmin hulumtues të New York Times (NYT) me titull “Vendi i fshehtë i Greqisë për refugjatët: ‘Jemi si kafshët’” thuhet se në Greqi refugjatët mbahen nëpër qendra në mungesë të gjykimit.

Ndër të tjera në lajmin ku paraqiten edhe intervistat e realizuara me refugjatët theksohet se grekët pasi i kapin refugjatët azilantë u marrin të gjitha sendet përfshirë edhe rrobat mbi trup, i rrahin dhe i rikthejnë në Turqi pa kryer ndonjë proces ligjor.

Në lajm nënvizohet se NYT si rezultat i raportimeve në vend dhe i analizave të pamjeve satelitore ka konfirmuar praninë e një qendre të tillë të fshehtë në verilindje të Greqisë.

“Trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”

Francois Crépeau, raporteusi special i OKB-së për të drejtat e njeriut ndaj të cilit i janë paraqitur skemat e lokacionit dhe detajet e qendrës së fshehtë, lidhur me qendrat në fjalë ka theksuar se këto përfaqësojnë shkelje të të drejtës së emigrantëve për të kërkuar azil dhe shkelje e ligjit të Bashkimit Evropian për “Trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”.

Gjithashtu në lajmin ku nënvizohet se ekzistenca e kësaj qendre jashtë-gjyqësore në fjalë është konfirmuar edhe nga grupi zviceran hulumtues Respond, thuhet se forcat greke kanë paraqitur dhunë dhe kanë ngacmuar në mënyrë të rrezikshme në Detin Egje gomonet e refugjatëve me gra dhe fëmijë.

Lidhur me lajmin e refuzuar si “lajm i rremë” nga qeveria greke, NYT ka vënë në dukje se si rezultat i të dhënave të videos në vendin e ngjarjes dhe hetimeve mjeko-ligjore kanë konfirmuar se 22 vjeçari Muhammed Yarub është vrarë në kufi si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat greke të sigurisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne