Greqia kërkon më shumë se 200 kriminelë shqiptarë që strehohen në vendin tonë

Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen në Greqi për krime të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit, thuhet se gjetën strehim në vendin e tyre të origjinës.

Sipas të dhënave të raportuara nga ‘Kathimerini”, autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arresti për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale që nga viti 2000. Asnjë prej tyre nuk është kapur.

Katërmbëdhjetë urdhër arreste ndërkombëtare janë lëshuar këtë vit për shqiptarët të cilët raportohet se kanë ikur në vendin fqinjë. Në vitin 2017 autoritetet lëshuan 21 mandate, ndërsa 26 u lanë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) i kanë thënë “Kathimerini”, se kriminelët nuk janë ekstraduar në Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit nuk ngurrojnë ta bëjnë këtë.

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me gjyq në Shqipëri”, tha një burim policor./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne