Greqia u trondit nga një tërmet 6,1 ballë

Në jug të gadishullit të Peloponezit ka rënë një tërmet i fuqisë 6,1 ballë.

Instituti Gjeodinamik i Athinës njoftoi se tërmeti ka rënë në orën 09.23 sipas kohës lokale në thellësi prej 20 kilometrash në det mes ishujve Kythira dhe Kreta që gjenden në jug të gadishullit të Peloponezit.

Mediat vendore njoftuan se tërmeti me magnitudë prej 6,1 ballësh është ndjerë në një zonë të gjerë në kryeqytetin grek Athinë, e cila është larg 258 kilometra, dhe deri në ishullin e Kretës.

Ndërkohë sizmologët grekë me anë të një deklarate njoftuan se ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin që tronditi të martën Shqipërinë.

Deri më tani ende nuk ka raportime për viktima./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne