Greva e naftëtarëve, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: E papranueshme, t’u sigurohen pagat!

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama. Në letër i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve.

Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë.

Statusi i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne