Greva/ Naftëtarët e Ballshit nuk tërhiqen, zëvendësohet një prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore. Vazhdon dhe në Poçem

Të vendosur në formën e tyre të protestës, 10 punonjës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh hynë në ditën e 7-të të grevës së urisë, teksa gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet.

Këtë të diel një prej grevistëve ka pasur komplikacione me shëndetin duke u detyruar të lërë mjediset e grevës, ndërsa është zëvendësuar nga një tjetër punonjës.
Në mbështetje të grevistëve kanë dalë në një marshim masiv edhe kolegë të grevistëve, familjarë dhe qytetarë të Mallakastrës.

Përfaqësuesit e grevistëve shprehen të vendosur për të vijuar reagimin e tyre deri në marrjen e një zgjidhje. Në grevë urie prej 11 ditësh ndodhen edhe 14 punonjës të nënstacionit elektrik në Poçem, të cilët kërkojnë 27 pagat e prapambetura.

Mësohet se greva do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të punonjësve, kalimin e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinë./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne