Bota

Greva në aeroportin e Brukselit shkakton anulimin e fluturimeve

Një numër i madh i fluturimeve janë anuluar për shkak të vazhdimit të grevës së nisur ditën e premte me qëllim rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e kompanisë që kryejnë transportin e bagazheve në aeroportin Zaventem të Brukselit.

Shtypi lokal belg ka njoftuar se nuk kanë dhënë rezultate negociatat e kryera në fundjavë me qëllimin për t’i dhënë fund grevës të punonjësve të kompanisë Aviapartner e cila ofron shërbimin e transportimit të bagazheve.

Theksohet se 130 fluturime janë anuluar nga 630 fluturime të planifikuara në aeroportin Zaventem të Brukselit.

Në një deklaratë ditën e premte ishte bërë e ditur se Aviapartner ofron shërbimine të bagazheve për 29 kompani ajrore që kryejnë fluturime nga Brukseli dhe se për shkak të grevës në fjalë ishin anuluar 100 fluturime. Greva ka përkuar me pushimin e shkollave i cili do të zgjasë për 1 javë në Belgjikë.

Ndërkohë theksohet se greva zhvillohet për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Burimi: AA

OPINIONE