Greva të tjera kundër planeve të reformës së pensioneve trondisin Francën

Sot në Francë grevistët vazhduan protestën e tyre kundër planeve të diskutueshme të presidentin Emmanuel Macron mbi pensionet.

Mediat lokale raportojnë se punëtorët e Operatorit të Transportit Publik të Parisit (RATP) njoftuan planet për të vazhduar grevën deri të hënën, duke shkaktuar vështirësi më të mëdha në kryeqytetin francez.

Aviacionit civil përsëri iu bë e ditur të reduktojnë fluturimet e tyre në Francë me 20 për qind. Kjo do të thotë më shumë anulime në të gjitha linjat ajrore që kryejnë fluturime brenda dhe jashtë vendit.

Sindikatat hekurudhore po ashtu do të vazhdojnë grevën, kështu që shërbimi i SNCF-së do të reduktohet me 90 për qind.

Dita e djeshme pa një nga grevat më të mëdha në historinë bashkëkohore franceze.

Policia, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, avokatët, taksistët dhe shoferët e mallrave, punonjësit e postës, fermerët, nëpunësit civilë, punëtorët e rafinerisë dhe studentët dolën në rrugë për të protestuar.

Në mesin e protestuesve ishin punonjësit e transportuesit kombëtar Air France, RATP, të ndërmarrjes së energjisë EDF, të operatorit hekurudhor publik SNCF si dhe punonjësit e prodhuesit të automjeteve Renault.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi 800 mijë protestues morën pjesë në grevën e djeshme të mbajtur në këtë vend me 70 milionë banorë.

Policia ndërhyri ndaj protestuesve në Paris të cilët i vënë zjarrin një kafeneje, semaforëve dhe motoçikletave elektrike.

Mustafa Yalçin, fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), u plagos në sy kur një bombole gazi e përdorur nga forcat e sigurisë e goditi atë në fytyrë. Ai u dërgua në një spital aty pranë.

– Reformat e propozuara

Franca aktualisht ka 42 programe të ndryshme pensionesh për sektorë të ndryshëm, por qeveria ka propozuar bashkimin e këtyre sistemeve në një skemë të vetme pensioni.

Sipas sistemit aktual të Francës, kontributet e popullsisë në moshë pune financojnë pensionistët.

Megjithatë, për shkak të mesatares në rritje të popullsisë së moshuar, më pak njerëz po paguajnë sistemin aktual.

Për ta rregulluar këtë, qeveria paraqiti një sistem të bazuar në pikë që do të kompensojnë punëtorët me pikë pensioni për çdo ditë që punojnë ose për çdo euro që kontribuojnë.

Reformat gradualisht do të rritnin moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet, një veprim që pritet të ndikojë negativisht në shumë sektorë.

Punëtorët do të merrnin pension të plotë nëse dalin në pension në moshën 64-vjeçare, por nëse jo ata do të humbnin 5 për qind të pensioneve të tyre për çdo vit që pensionohen më herët.

Protestuesit dhe grevat janë mbështetur nga sindikatat e shumta të punës dhe policisë, përfshirë edhe nga “Jelekët e verdhë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne