Grevat në Francë paralizojnë trafikun dhe sfidojnë Presidentin Macron

Punonjësit e Administratës Kombëtare të Hekurudhës së Francës, në kuadër të valës së re të grevës, lanë punën për të protestuar paketën e reformës.

Greva e punonjësve të hekurudhës çdo dy ditë në pesë, ka paralizuar sërish trafikun në vend.

Punonjësit planifikojnë që modelin e grevës së filluar në muajin prill ta vazhdojnë deri në fund të muajit qershor.

Privatizimi i rrugës hekurudhore, që administrohet nga shteti, u miratua nga Kuvendi Kombëtar.

Projekti i reformës do të diskutohet brenda kësaj jave në Senat.

Pritet që kjo reformë, në formën përfundimtare, të vihet në zbatim përpara fillimit të muajit korrik.

Punonjësit reagojnë ndaj reformave të Presidentit Emmanuel Macron.

Me privatizimin do të nxirren nga puna rreth 120 mijë nëpunës.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe ngrirja e pagesave, reduktimi i pagave të pensionistëve dhe rritja e taksave.

Për Presidentin Macron, i cili i quan “dembelë” ata që dalin kundër reformave, paketa është kthyer në një sfidë fuqie./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne