Grida Duma hedh në gjyq Mero Bazen, për prishje të imazhit

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka depozituar një padi ndaj gazetës “Tema”, të gazetarit Mero Baze, në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur “Gazeta Tema”, me anë të një postimi, ku thuhet se padia e Dumës është depozituar, për prishje të imazhit.

“Gazeta Tema”, ka publikuar një artikull pak kohë më parë, ku pretendon se Duma, është bashkëbiseduese në një bisedë me përmbajtje erotike me një deputet të PD-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne