Gruaja kanadeze vazhdon luftën për të rimarrë pasaportën e saj

nga Rick Sterling.

Në vjeshtën e vitit 2012, kanadezi 20 vjeçar Damian Clairmont nga Calgary mori një pasaportë të re. Ai e mori atë përkundër faktit që shërbimi sekret kanadez (CSIS) e kishte vëzhguar dhe e dinte se qëllimin e kishte që të udhëtonte me avion për në Turqi dhe pastaj të shkonte në Siri për t’u bashkuar me një organizatë të armatosur ekstremiste, tregon Christianne Boudreau sipas informacioneve që ka marrë nga agjentët e CSIS.

Në një kontrast të thellë, në pranverën e vitit 2016, qeveria kanadeze e detyron Christianne Boudreaun të dorëzojë pasaportën e saj kanadeze. Ndryshe nga djali i saj, i cili ishte indoktrinuar dhe pastaj ishte rekrutuar për t’u bashkuar me një grup terrorist, që nga vdekja e djalit të saj, Boudreau ka punuar me prindër të tjerë ndëpër botë për të krijuar dhe promovuar programe edukative për të luftuar ekstremizmin.

Dr. Daniel Koehler, drejtor i Institutit Gjerman për Studimet e Radikalizimit dhe De-Radikalizimit, e përshkruan rolin e saj si më poshtë:

“Christianne Boudreau ishte një nga nënat e para që fliste publikisht kundër radikalizimit të dhunshëm me përvojën e vet të dhimbshme personale të humbjes së djalit të saj Damianit. Së bashku me Christiannen, unë ngrita një rrjet prindërish të prekur në mbarë botën, ‘Rrjeti i Nënave për Jetën’, i cili aktualisht përfshin rreth 150 familje nga 11 vende. Ky është i vetmi grup ndërkombëtar i ndihmës prindërore që i adreson nevojat e këtyre prindërve. Unë gjithashtu e trajnova Christiannen të ishte një këshilltare familjare për të ndihmuar prindërit e tjerë të fëmijëve që po përjetonin një radikalizim të dhunshëm”.

‘Nënat për Jetën’ punojnë me qëllimin e fortë të kundërshtimit të ideologjisë ekstremiste dhe dhunës që ka shpërthyer në Perëndim, si dhe në Lindjen e Mesme. Rrjeti nuk ofron vetëm leksione dhe seminare të vecanta, ai përdor lidhjet njerëzore për të ndihmuar familjet që kanë përjetuar radikalizmin.

Boudreau ka udhëtuar dhe folur në shumë vende anembanë Kanadasë dhe nëpër botë. Ajo thotë se problemi nuk është Islami apo feja. Një shkrimtar që mbuloi vizitën e Boudreaut në Institutin Islamik të Torontos në një artikull të titulluar “Vizita e Christianne Boudreaut në Toronto na la të frymëzuar”, raportoi: Chris u pyet: “A e fajësoni Islamin dhe muslimanët për vdekjen e djalit tuaj? Të gjithë mbajtën frymën. Nuk mund ta shikoja atë në sy. “Jo, unë nuk fajësoj muslimanët apo islamin për atë që ka ndodhur me djalin tim. Unë fajësoj devijimin dhe zgjedhjet e këqija. Është ideologjia e ngjashme me atë të bandave dhe kulteve. Eshte e njejta gjë. Ata preokupojnë adoleshentët e rinj të ndikueshëm dhe i shfrytëzojnë ata.”

Boudreau gjithashtu ka kritikuar shërbimin e inteligjencës të vendit të saj, Kanadasë. Kur agjentët e CSIS e kontaktuan së pari në janar të vitit 2013 dhe i thanë se kishin monitoruar Damian për gati dy vjet, ajo pyeti pse ata nuk e kishin paralajmëruar atë për qëllimet e tij të vërteta. Pse nuk e ndaluan atë nga marrja e një pasaporte të re kanadeze?

Fajëson CSIS-in për mos bërje më shumë

Pas vdekjes së Damianit, Boudreau tha se ajo mendonte se CSIS kishte disa përgjegjësi për veprimet e tij dhe për vdekjen. Në maj 2014, ajo i shkroi një letër CSIS-it: “Ne, si familje, kemi të drejtë të dimë se çfarë ka ndodhur, dhe se si sistemi ynë ka dështuar me ne”.

Ajo përshkroi përpjekjet e saj për të marrë përgjigje, se si një agjent i CSIS kishte kërkuar që ajo të ndalonte të fliste dhe të bënte pyetje. Së fundi, pothuajse gjashtë muaj më vonë, drejtori i CSIS, Michel Coulombe iu përgjigj pyetjeve të saj.

Coulombe nuk iu përgjigj pyetjeve të saj specifike, por arriti në përfundimin se “shërbimi ka vepruar në mënyrë profesionale dhe brenda mandatit të tij ligjor”.

Lidhur me paralajmërimin e një agjenti të CSIS, Coulombe e shmangu çështjen duke thënë: “Nuk kemi gjetur asnjë tregues tentative për të ndërhyrë në marrëdhënien tuaj me palët e tjera”.

Lidhur me pasojat shqetësuese të indoktrinimit dhe dhunës radikale, Coulombe tha se CSIS po kryen kërkime për të kuptuar më mirë këtë fenomen në Kanada.

Ky “hulumtim” është një ngushëllim i vogël për një grua, djali i së cilës ishte mashtruar për t’u bashkuar me një grup terrorist të dhunshëm, ndoshta për të vrarë sirianë të pafajshëm ose për të vrarë veten.

Përkundër kundërshtimit të CSIS dhe kërkesës që ajo të mos fliste publikisht për këtë çështje, Boudreau vazhdoi punën e saj duke iu drejtuar familjeve të tjera, duke folur kundër ekstremizmit radikal dhe dhunës.

Kanadaja i merr pasaportën Christianne Boudreaut

Pesëmbëdhjetë muaj më vonë, në shkurt të vitit 2016, shtetësia dhe emigracioni kanadez vepron në një mënyrë që e kufizoi levizjen e saj dhe ndërhyri duke ndërprerë lidhjet e saj me njerës të tjerë. Ndërsa Boudreau dhe djali tjetër i saj Lucasi, po vizitonin familjen e tyre në Francë, qeveria kanadeze e urdhëron atë që të dorëzojë pasaportën e saj kanadeze. Boudreau dhe djali i saj ngecin në Francë për 18 muajt e ardhshëm të varur nga bujaria e familjes së tyre.

Më në fund, në nëntor 2017, kur babai i Lucasit po vdiste nga kanceri, ambasada kanadeze në Francë i siguron njëdokumentacion të përkohshëm emergjent, në mënyrë që Boudreau dhe djali i saj të mund të ktheheshin në shtëpi në Calgary.

Arsyeja zyrtare që Kanadaja i mori pasaportën

Që nga ajo kohë Boudreau është përpjekur vazhdimisht për ta marrë pasaportën e saj. Arsyeja zyrtare që u mor dhe nuk që nuk mund të kthehej ishte se ajo ofroi “informacione të rreme apo mashtrime” në aplikacionin e pasaportës për djalin e saj Lucasin. Informacioni i rremë ishte se ajo nuk kishte përfshirë emrin e babait të Lucasit në aplikacionin e pasaportës dhe nuk kishte zbuluar urdhrat e gjykatës 2004-2007 që përcaktonte të drejtat e vizitës së babait dhe fëmijës, i cili kishte lindur në vitin 2004.

Sipas Boudreaut, certifikata e lindjes së Lucasit nuk e përfshinte emrin e babait sepse ai nuk kishte dashur përgjegjësi. Aplikimet për pasaportat e mëparshme për Lucasin në 2007 dhe 2010 u plotësuan në të njëjtën mënyrë pa hasur në ndonjë kundërshtim nga zyra e shtetësisë dhe e emigracionit kanadez. Përveç kësaj, kishte pasur edhe një urdhër të gjykatës dhe një marrëveshje të nënshkruar midis Boudreaut dhe babait në janar 2016 që konfirmonte një vizitë verore tek babai.

‘Shumë pak njerëzve u janë mohuar pasaportat’

Ray Boisvert, ish-kreu i CSIS për antiterrorizmin, u pyet më herët përse CSIS nuk e pengoi Damian Clairmontin të merrte një pasaportë nëse CSIS kishte dijeni për radikalizimin dhe synimet e tij. Boisvert u përgjigj se mohimi i një pasaporte për një shtetas kanadez ishte një shkelje mbi lirinë e lëvizjes dhe kërkonte prova të forta. “Ka pasur shumë pak njerëz të cilëve u janë mohuar pasaportat sepse arsyet kanë qenë shumë të forta. Dhe me të drejtë kështu ka qenë.”

Nëse pohimi i Boisvertit është i vërtetë, atëherë pse CIC ka vepruar aq ashpër kundër Boudreaut? Shkelja në aplikacionin e pasaportës kishte shkaktuar fare pak dëm ose aspak. Ankesa e babait biologjik ishte zgjidhur në janar 2016 me urdhër të gjykatës dhe me marrëveshje. Kjo nuk ishte një çështje e kujdestarisë së përbashkët prindërore sepse Boudreau kishte qenë kujdestarja e vetme prindërore e fëmijës që nga lindja e tij.

Efektshmëria e Boudreaut në kundërshtimin e ekstremizmit

Ky vendim nuk dëmton vetëm Boudreaun dhe fëmijët e saj. Po ashtu po dëmton edhe fushatën ndërkombëtare kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Ndërsa Koehler, drejtori i Institutit Gjerman për Studimet Radikalizuese dhe De-Radikalizuese deklaron në korrespondencë se “puna e Boudreaut varet tek aftësia e saj për të udhëtuar, për t’u takuar me prindërit e tjerë, për të marrë pjesë në tryeza të përbashkëta, për të edukuar mbi kërcënimet e radikalizimit të dhunshëm dhe për të ndihmuar familjet e prekura anembanë botës. Ajo ishte një forcë kryesore drejtuese e rrjetit ‘Nënat për Jetën’ dhe mungesa e saj në këto aktivitete të rëndësishme ka shkaktuar dëm serioz në çështjen globale të ndihmës për familjet në nevojë.”

Dr. Amar Amarasingam, hulumtues i lartë në Rrjetin Kanadez për Hulumtime mbi Terrorizmin, Sigurinë dhe Shoqërinë në Universitetin Waterloo, thotë në mbështetje të Christianne Boudreaut:

“Që nga humbja e djalit të saj Damianit, Christianne Boudreau ka punuar pa u lodhur duke u të përpjekur të parandalojë të rinjtë e tjerë që të udhëtojnë jashtë vendit për të luftuar. Ajo ka udhëtuar nëpër botë për t’u takuar me prindërit dhe familjet e tjera, ka mbajtur biseda dhe ka zhvilluar tryeza të përbashkëta. Sidomos tani, që luftëtarët e ISIS-it dhe familjet e tyre janë kapur nga forcat kurde, ajo është përpjekur të lidhet me prindërit e tyre në vendet perëndimore. Aktivizmi i Boudreaut është shumë i nevojshëm. Ajo është njeri i besuar i familjeve nga e gjithë bota dhe sot do të ishte një burim i paçmuar. Unë nuk jam shumë i njohur me të dhënat e rastit të saj, por aftësia e saj për të udhëtuar është thelbësore në punën e saj dhe shpresoj se do të zgjidhet së shpejti”.

Në vitin 2016, kur Boudreau pasaportën e saj kanadeze e kishte të bllokuar, kanali CBC prodhoi një dokumentar që përshkruante punën e saj të mirë. Producenti Gail McIntyre dhe regjizori dhe shkrimtari Eileen Thalenberg kanë shkruar kohët e fundit se “Christianne Boudreau ishte fokusi i të gjithë dokumentarit tonë. Dokumentari “Një xhihadist në familje” u transmetua në CBC-TV në vitin 2016. Gjatë një periudhe dy vjecare, ne mbuluam punën e saj të rëndësishme si themeluese dhe forcë shtytëse që qëndronte prapa lëvizjes ‘Nënat për Jetën’. Kjo organizatë u krijua për të mbështetur familjet dhe për të informuar edukatorët, publikun dhe politikëbërësit rreth shenjave të hershme të radikalizimit dhe si duhen parandaluar ato. Puna e saj në këtë fushë ishte shumë e madhe dhe e gjerë, një bashkim i nënave në Amerikën e Veriut dhe në Evropë …. Pa pasaportën e saj, ajo nuk është në gjendje të vazhdojë me punën e saj të profilit të lartë. Kjo jo vetëm që ndikon në përpjekjet kundër radikalizimit, por ndikon fort në aftësinë e saj për të mbështetur veten dhe djalin e saj”.

Ankesë publike për kthimin e pasaportës së Christianne Boudreaut

Christianne Boudreaut, e cila ka lindur në Toronto, ende i mohoet pasaporta e saj kanadeze. Ajo përballet me vuajtjen e njohur se djali i saj ka vdekur në një vend të huaj. Ajo vuan nga dhimbja e mosdijes se çfarë mund të ketë bërë me të tjerët djali i saj në grupin terrorist. Ajo ka vështirësi në gjetjen e një pune pasi punëdhënësit e shohin dhe e identifikojnë atë shumë shpejt si “nëna e xhihadistit”. Ajo u dënua duke u lënë në një vend të huaj pa pasaportë për gati një vit e gjysmë. Ajo është keqtrajtuar mendërisht dhe emocionalisht nga autoritetet qeveritare kanadeze. Pse bëhet e gjitha kjo dhe kush përfiton prej kësaj? /globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne