Gruaja nga Koreja Veriore i kërkon ndihmë Trumpit për të rrëzuar diktatorin Kim Jong

Gruaja nga Koreja Veriore, Ri Sun-kyong, e cili u vendos në Korenë e Jugut në vitin 2002, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-ve, Donald Trump që të ndihmojë në rrëzimin e Kim Jongut, përcjell Daily star.

Në një aeroplan së bashku me presidentin Trump për në Japoni, ajo i është lutur presidentit për të filluar një “kryengritje” për t’i dhënë fund regjimit të Kim Jong-ut.

“Koreja e Veriut është një vend i vendosur për të bërë armë bërthamore dhe raketa për t’u përgatitur për një luftë, kështu që ajo nuk është e interesuar fare për qytetarët e saj”, i ka thënë ajo presidentit Trump.

Ajo ka thënë se nevojitet një kryengritje kundër regjimit në mënyrë që koreanoveriorët të jetojnë në mënyrë paqësore.

“Asnjë shtet i vetëm në botë nuk duhet në asnjë mënyrë që ta ndihmojë Korenë Veriore”, ka thënë më tej ajo.

“Në vend të ndihmës, ata duhet të rrisin presionin në mënyrë që të bëhet një kryengritje”.

Ajo ka shtuar se dëshiron që një ditë të kthehet në vendin e saj. Por kjo nuk do të jetë e mundur me diktatorin Kim ende në krye.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne