Gruevski në burg vetëm në letër, por a do të shkojë edhe në qeli?

“Nuk më gjykohet vetëm mua. Gjykohet sovraniteti, si kahje e ime në politikën e Maqedonisë. Kjo ndjekje politiko-gjyqësore është dënim për pozitën dhe fortësinë time për interesat e Maqedonisë, dhe instrument për t’i frikësuar mijëra qytetarë të Maqedonisë të cilët nuk pajtohen me politikat e pushtetit aktual”.

Me këto fjalë ish kryeministri Nikolla Gruevski para ca ditësh “sqaroi” se pse është dënuar nga gjykata e shpallës së parë me dy vjet burg.

Rasti “Tank” nuk ka kurrfarë lidhje me mbrojtjen e sovranitetit të Maqedonisë, por me vepra penale të kryera gjatë furnizimit të paligjshëm të mercedesit luksoz dhe të blinduar me vlerë prej 570.000 euro. Megjithatë, Gruevski, ka vendosur që mbrojtjen e tij nga fusha e drejtësisë ta hedh në fushën e politikës, edhe atë në pjesën më sensitive që edhe është aktuale: bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit dydekadësh për emrin.

“Sot është e qartë se një pjesë e vendimeve që i ka publikuar kjo gjykatë, ndoshta do të votojnë nga emri i popullit të Republikës së Maqedonisë, por pjesa më e madhe sipas të gjitha gjasave do të votojnë nga emri i Republikës së Maqedonisë së Epërme, Veriore, Vardarit apo etj. Edhe pse dëshirova të gjejë zgjidhje për problemin me emrin, megjithatë është e palejueshme zgjidhja në dobi të fqiut jugor. Ngela fortë dhe durova ndaj trysnive dhe kërcënimeve. Kjo ndjekje politiko-gjyqësore është çmim që duhet ta paguajë për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore”, shkruajti Gruevski.

Edhe përskaj guximit të vetëshpallur, ai nuk mori forca që të marrë pjesë në seancën kur iu shqiptua dënimi. Ngeli në shtëpi.

Derisa vendimi për rastin “Tanku” nuk bëhet i plotfuqishëm, Gruevski është qytetar i lirë, dhe e pasur parasysh se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka kërkuar masë paraburgimi, pasi që paraprakisht i është marrë dokumenti i udhëtimit.

Satisfaksion për dhimbjet dhe dëmet

Sot në lotët e Gruevskit nuk besojnë të gjithë ata që në vitin 2015 i dëgjuan incizimet apo “bombat” prej përgjimit masiv të mbi 20.000 qytetarëve, të cilat dëshmuan për procedurat e paligjshme dhe mbrojtjen e “sovranitetit” të pushtetit të atëhershëm të VMRo-DPMNE-së.

“Njerëzit e përjetuan vendimin me dy vjet burg si satisfaksion për dhimbjen, dëmet dhe padrejtësitë që bisha e dënuar ua ka shkaktuar në më shumë se një dekadë – edhe në planin personal edhe në lidhje me atë që njerëzit në këtë komunitet e formojnë dhe e kuptojnë si diçka të mirë për tërë shoqërinë”, vlerëson gazetari Branko Triçkovski.

“Njëkohësisht, të gjithë ndjejnë se ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme edhe për perspektivat personale dhe të përbashkëta. Vendimi është gur-themel i rindërtimit të rendit juridik në shtet, gjegjësisht të rikonstruimit të Maqedonisë. Guxoj të them: akt konstituiv! Qytetarët i ndjejnë ato dimensione si akt i lirisë dhe vendosjes”, vlerësoi Triçkovski.

Nga ana tjetër, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, të cilët gjithashtu si edhe Gruevski incizimet i trajtojnë si të rrejshme “të prera, ngjitura dhe montuara”, dënimi për ish liderin e partisë e kanë përjetuar si goditje ndaj “patriotizmit dhe maqedonizmit”.

“Ju jeni njeri i madh dhe i guximshëm”, “E keni guximin e nevojshëm, zjarrin e mosbindjes…”, “Nuk munden t’i durojnë sukseset dhe aftësitë tuaja”, “Vetëm guximshëm kryetar”, janë disa nga komentet e përkrahësve të Gruevskit, përcjellë Portalb.mk.

“Minimin” jurdik

Por, në gjykatë nuk luajnë rol emocionet e qytetarëve, por dëshmitë, procedurat, ilaçe juridike, por edhe “mina” juridike. Pas shqiptimit të vendimit të shkallës së parë, doli në dukje janë shumë lavirinte juridike të cilët garantojnë një” se do të kalojë edhe shumë kohë deri në hyrje në fuqi aktvendimi, shfuqizimi i sak ose kthimi i procesit që nga fillimi. Mbrojtja e Gruevskit ka paralajmëruar ankesë deri te Gjykata e Apelit, ndërkaq duke i pasur parasysh afatet për dorëzim të aktvendimit, afatin për ankesë dhe fillimin e pushimit kolektiv për gjykatat, kështu faza sipas të gjitha gjasave do ngelet për në vjeshtë dhe jo në vjeshtën e hershme (shtator), ashtu siç prognozuan.

Pastaj mbrojtja ka të drejtë për ilaç të jashtëzakonshëm juridik – të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë deri në Gjykatën Supreme. Duke e pasur parasysh që gjykata më e lartë nuk është e limituar me kohë që të sqarohet, vendimi mund të pritet me muaj, por edhe me vite.

“Ilaçet e jashtëzakonshme juridike nuk e anulojnë zbatimin e vendimit nga Gjykata e Apelit, por Gjykata Supreme mund të vendos për ndalim të kryerjes së saj deri në vendimin e saj. Më shpesh, ajo bëhet me arsyetimin që të mos krijohet situatë që shteti t’i shkelë të drejtat e njeriut dhe t’i paguajë dëmshpërblim personit që duhet ta kryejë dënimin”, thotë gjykatësi Llazar Nanev për DW në gjuhën maqedonase.

Duke e pasur parasysh qëndrimin personal të Gjykatës Supreme – gjykatës të cilët në “bomba” janë zbuluar se janë “në linjë të hapur” me pushtetin ekzekutiv, Nanev dyshon në shpejtësinë dhe pavarësinë e vendimit.

“Rekomandim” për Strasburg

Por, ai nuk është i vetmi problem. Gruevski është i akuzuar nga PSP edhe në katër lëndë tjera për të cilat ka filluar procedura gjyqësore. Njëra prej tyre është “Titanik” i cili ka të bëjë me mashtrime zgjedhore, ndërkaq ish kryeministri në atë lëndë ngarkohet për tre vepra penale: shoqërim kriminel, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore dhe shkelje të së drejtës së votimit. Të akuzuarit në këtë rast ishin në listën e 56 personave që presidenti Gjorge Ivanov shpalli abolim, ndërkaq pas presionit të opinionit të brendshëm dhe komunitetit ndërkombëtarë të njëjtën e ka tërhequr. Por, sipas ekspertëve juridik, abolimi i dhënë nuk mund të tërhiqet. Duke e pasur parasysh se vendimi i presidentit nuk ishte i vërtetuar me akt që vendimin paraprak do ta shpall të vlefshëm, Gruevski mundet që eventualisht të dërgojë ankesë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Abolimi presidencial tanimë i është kthyer si bumerang Maqedonisë: Ai ishte bazë juridike për shkak së cilës Gjykata Supreme e Greqisë refuzoi që t’i ekstradojë dy ish eprorët e shërbimit sekret të Maqedonisë, të cilët paraprakisht ishin arratisura nga Maqedonia për t’i ikur paraburgimit. Ata në Selanik u kapën me pasaporta false, ndërkaq destiancioni i tyre kishte qenë Hungaria. Të akuzuarit në fjalë akuzohen për përgjimin e paligjshëm të mbi 20.000 personave – politikanë, gazetarë, anemikë, ambasadorë, profesorë, persona publik etj.

Duke e pasur parasysh këtë, ekziston dyshim për përfundimin e procedurave gjyqësore të cilat janë të infektuara nga abolimi i presidentit.

“Nuk besoj se Gruevski do të mbarojë në burg. Duke i pasur parasysh mangësitë paraprake, lëshimet dhe pengesat në rendimin juridik, është e rëndë të presim që Gruevski do të jetë kryeministri i parë që do të përfundojë në qeli”, thotë Nanev.

Vazhdon monsdëshkueshmëria

Kryeministri i vetëm që deri më tani ka qenë i dënuar, ishte Vllado Buçkovski, por jo për vepër të kryer në mandatin kryeministror, por kur ka qenë ministër i Mbrojtjes.

Vitin e kaluar Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe të Gjykatës së Apelit kundër Buçkovskit, dhe lënda është kthyer nga fillimi. Në trajektore të njëjtë do të lëvizet edhe mbrojtja e Gruevskit, me shpresë së vendimi do të shfuqizohet për shkak vjetërsisë absolute dhe relative. Por, përskaj rastit “Titanik”, Gruevski është i akuzuar edhe në lëndët: “TNT” – i cili ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit banesor “Kosmos” në pronësi të biznesmenit Fijat Canovski, në “Trajektorja” – për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjes së kompanisë dhe kryerësit të punimeve për ndërtimin e autostradës dhe marrje të dhuratës dhe në rastin “Shuplakat” – për porositje të dhunës ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, transmeton Portalb.mk.

Pasojat që mund t’i shkaktojë abolimi i presidentit dhe mbetjet e gjyqësorin të partizuar, e zvogëlojnë besimin te qytetarët se do të sanksionohen krimet nga profilet më të mëdha dhe bartësit e tyre.

“Pas gjithë asaj që dëgjuam në “bomba”, në fund do të del se Gruevski është fajtor vetëm për “shuplakat” në Qendër”, është njëri nga komentet në rrjetet sociale.

“Nuk ka shuplakë, nuk ka dënim”, replikën një tjetër.

Në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë për fushën e gjyqësorin është sugjeruar që të ketë reforma themelore, por edhe që të pasurohet me praktika të vjetra.

Vërejtja kryesore ishte se “për zbatimin e reformave të planifikuara në gjyqësor do të duhet kohë dhe ndryshim të sjelljes”.

Koha kalon, por ndryshimet në sjellje nuk po shihen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne