Gruevski: Me popull kundër platformës nga Tirana

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Platformës së Tiranës, ridefinim të shtetit dhe qëllimin final ndryshim të emrit që siç tha është qëllimi final i LSDM-së dhe partive shqiptare.

Gruevski porositi që edhe populli të jetë i gatshëm për rezistencë ndaj zbatimit të skenarit të këtillë. Ai tha se pas festës së pashkëve LSDM-ja do të tentojë që të vijë në pushtet.

Ai tha se zgjidhja mund të gjendet përmes dialogut demokratik në Kuvend. Sipas Gruevskit zgjidhja më e mirë e mundshme janë zgjedhjet e shpejta.

 

/Alsat/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne