Gruevski/ Prokurorja maqedonase: Shqipëria nuk ka bashkëpunuar

Prokurorja për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, në një deklaratë për media u shpreh që nuk ishte e qartë pse Shqipëria nuk i ka dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë nga arratisja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

“Dua të theksoj për publikun se ndihma ligjore ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë është kërkuar në të njëjtën kohë kur është kërkuar ndihmë edhe nga Republika e Malit të Zi. Kolegët nga Mali i Zi kanë dorëzuar të gjitha dëshmitë e kërkuara, ndërsa nuk e kam të qartë se për çfarë arsye përgjegjësi nga Republikën e Shqipërisë nuk kanë ndërmarrë masat e duhura”, tha Ruskovska.

Prokurorja, konfirmoi se në pamjet e siguruara nga Mali i Zi ka parë Gruevskin ashtu edhe siç u raportua në një makinë me dy diplomatë hungarezë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne