Gruevski: Së shpejti vijnë zgjedhjet do ju fitojmë!

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke e kritikuar oponentin e tij partiak dhe qeveritar, Zoran Zaev për premtimin në lidhje me projektin për ndërtimin e Qendrës Klinike, në rrjetin social fejsbuk ka thënë “Sërish, së shpejti do të do të vijnë zgjedhjet”.

Gruevski ka treguar edhe dhjetë arsyet se pse qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka zgjedhur Bardovcën që të ndërtohet Qendra Klinike – gjë të cilët e ka bërë qeveria LSDM – BDI.

Sipas Gruevskit, arsyeja: e parë – është se toka ku duhet të ndërtohet është 90 për qind private; e dytë – nevoja për përpilimin e planeve urbanistike të reja ku do të ndërtohen objektet; e tretë – duhet projekt tërësisht i ri i Qendrës

Klinike, e katërta – duhet planet urbanistike financim, shpronësimi i tokës private, pastaj ndërtimi i bulevardeve të reja që çojnë për te Qendra Klinike për të cilat duhet shumë kohë dhe para; e pestë – e nevojshme është projektim dhe financim i ri i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit; e gjashtë – duhet parashikim i ri financiar për sigurim të kredisë; e shtatë – objektet e Klinikës Infektologjike, Kardiologjike të cilat duhet të vendosen në objektin e ri do të kërkonin më shumë hapësirë; e tetë – nëse për projektin e tanishëm duheshin 120 milionë euro, për të riun do të duhen më së paku 450 euro; e nëntë – me kapacitetin që ka qeveria e re LSDM – BDI do të duhet më shumë se 17 vjet që të përfundojë projekti i ndërtimit dhe arsyeja e dhjetë – angazhimi që për aq para të ndërtohet e reja do të shfrytëzoheshe për ndërtimin e spitaleve të reja në qytete tjera dhe për furnizimin e spitaleve ekzistuese me pajisje medicinale të reja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne