Gruevski: Turqia është mike e rëndësishme e Maqedonisë dhe mbështetëse për anëtarësim në NATO

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, së bashku me anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlud Çavushoglu. Në takim është diskutuar për marrëdhëniet reciproke mes shteteve, interesat strategjike të Maqedonisë lidhur me integrimin në BE dhe situatën aktuale politike.

Gruevski në takim theksoi se Turqia është mik i rëndësishëm i Maqedonisë dhe mbështetës në aspiratat për anëtarësim në NATO.

Gruevski përsëriti qëndrimin se Maqedonia ka nevojë për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe se partia e tij do ta mbështesë vendim në këtë rrugë, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se Gruevski ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e treguar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne