Gruja sulmon dy muslimanë në supermarket në SHBA, arrestohet nga policia për islamofobi

Një grua është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pasi përdori një gjuhë urrejtje ndaj dy burrave muslimanë në një supermarket në SHBA.

Ajo u arrestua dhe u mor nga policia gjatë kohës kur ishte duke fyer dy besimtarët muslimanë dhe po predikonte krishterimin ndërsa përdorte një gjuhë të ndyrë dhe të neveritshme.

Video në të cilën ajo shfaqet u bë virale në internet dhe gruaja dëgjohet të përdorë fjalë fyese ndaj muslimanëve.

Ajo ju kërkon atyre që ta pranojnë Jezusin si profetin e tyre në kundërshtim me çdo liri të besimit në SHBA.

Faqja DOAM:

“Kjo grua u arrestua pasi ndoqi dy burra muslimanë duke bërtitur shpifje Anti-Myslimane në një supermarket amerikan (#Meijers). Ajo po u thoshte muslimanëve që ta pranonin Profetin Jezus si “shpëtimtarin” e tyre. Ajo po predikon krishterimin ndërsa përdor një gjuhë të ndyrë dhe të neveritshme.

Ajo ishte akoma duke bërtitur dhe vazhduar abuzimin pasi u prangos dhe u mor nga policia.

Warning! Gjuhë jashtëzakonisht e urryer dhe fyese.

#Islamophobia #America”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne