Grupet palestineze dënojnë qëndrimet e sauditit Adel Xhubejr

Grupet e Rezistencës së Palestinës kanë dënuar qëndrimet e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite kundër Hamasit dhe kanë theksuar vazhdimin e luftës kundër regjimit sionist.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se grupet e rezistencës palestineze dënuan ashpër deklaratat e Adel Xhubejr, ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, kundër Hamas dhe grupeve të tjera të rezistencës kundër regjimit sionist. Në deklaratën e grupeve të rezistencës palestineze thuhet: “Këto qëndrime janë të rrezikshme dhe vetëm synojnë të mbulojnë krimet e okupatorëve kundër vendeve të shenjta islame dhe kombëtare të Palestinës, si dhe janë në kundërshtim të plotë me të gjitha parimet dhe vlerat arabe dhe islame. Deklarata të tilla janë kundër rezistencës legjitime të popullit të Palestinës. Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe grupet e të tjera të rezistencës janë krenari e umetit islam, sepse ato po zhvillojnë një rezistencë legjitime kundër okupatorëve sionist dhe po mbrojnë dinjitetin e popullit palestinez”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne