Grupet palestineze reagojnë ndaj deklaratës së ligës arabe

Grupet e rezistencës në palestinezë Hams dhe xhihadi islamik kanë reaguar ndaj deklaratës së fundit të ligës arabe kundër Hezbullahut të Libanit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve grupet palestineze kanë dënuar deklaratën e ligës arabe në të cilën Hezbullahu cilësoi si grup terrorist dhe kanë paralajmëruar se kjo deklaratë është e rrezikshme pasi Hezbullahu është forca më e rëndësishme në përballje me regjimin sionist dhe me terrorizmin. Grupet palestineze kanë theksuar se akuzimi i Hezbullahut si terrorist është një shërbim që i bëhet regjimit sionist dhe amerikan dhe veprim për të marrë pëlqimin e Riadit. Takimi i fundit i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në ligën arabe u mbajt dje në Kajro të Egjiptit. Në deklaratën e kësaj lige janë përsëritur pretendimet e pabaza kundër Iranit dhe Hezbullahut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne