Grupet rivale palestineze arrijnë marrëveshjen e pajtimit kombëtar; tërbohen Amerika dhe Izraeli

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas thotë se ka arritur një marrëveshje pajtimi kombëtar me partinë rivale Fatah me qëllim të dhënies fund të përçarjeve politike prej dhjetë vjetësh kryesisht mbi qeverisjen e Rripit të Gazës.

“Fatah dhe Hamasi arritën një marrëveshje sot proces i cili u sponsorizua nga Egjipti”, tha shefi i lëvizjes së rezistencës me bazë në Gaza, Ismail Hanie në një deklaratë të enjten. Ai nuk interpretoi marrëveshjen, por Reuters citoi një zyrtar të Hamasit të thoshte se detajet do të publikohen gjatë një konference shtypi më vonë gjatë ditës. Ndërkohë, Zakaria al Agha, zyrtar i lartë i Fatahut në Gaza, tha për AFP se Presidenti i AAP Mahmud Abas që udhëheq partinë Fatah do të vizitojë enklavën bregdetare në “më pak se një muaj” për herë të parë që nga viti 2007. Në një intervistë telefonike me AFP, Abas e mirëpriti marrëveshjen dhe e quajti atë një “marrëveshje përfundimtare” për t’i dhënë fund ndarjeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne