Grupi “anonim” paralajmëron botën për Luftë të Tretë Botërore

Grupi aktivist Anonymous(anonim) ka lëshuar një paralajmërim rreth Luftës së Tretë Botërore në një video të re në YouTube, në stilin e tyre të zakonshëm dramatik.
Në video njeriu i maskuar liston ngjarjet e fundit gjeopolitike në botë dhe thotë se ka përpjekje për të krijuar një konflikt të ri botëror.

Anonymous argumenton se një “luftë brutale dhe të shpejtë” po ndodh në bregdetin korean mes Amerikës dhe Kinës, të cilat do të kenë pasoja globale dhe do ta zhytin botën në Luftë të Tretë Botërore, transmeton Gazeta Express.

Ata thonë se përderisa Kina nuk dëshiron luftë, sepse do të ishte ekonomikisht shkatërruese për ta, regjimi i Kim në Kore të Veriut shërben si një “zbutës” për të parandaluar SHBA-në nga zgjerimi i ndikimit në bregdetin korean.

Kështu ata besojnë se Kina potencialisht mund të shkojë në luftë për të parandaluar SHBA-në të fitojë më shumë ndikim në Azi dhe shtetet si Japonia dhe Australia tashmë janë duke u përgatitur për një luftë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne