Grupi Evropian për të Drejtat e Pakicave i kërkon Greqisë të njohë pakicën turke

Grupi Evropian për të Drejtat e Pakicave (MRGE) i kërkon Greqisë të njohë pakicën turke në Trakinë Perëndimore dhe të heqë të gjitha pengesat në ushtrimin e lirë të të drejtave të pakicave.

Grupi Evropian për të Drejtat e Pakicave, që është organizatë simotër e Grupit Ndërkombëtar për të Drejtat e Pakicave (IMRG), ka botuar një raport për pakicën turke.

Në raport, ku bëhet e ditur se pakica turke ka ekzistuar për shekuj në territorin ku ndodhet sot, por përkundër një numri të madh të neneve për mbrojtjen e tyre në ligjin vendas dhe ndërkombëtar nuk është njohur nga shteti grek, thuhet: “Kjo ka krijuar një gamë të gjerë të barrierave për krijimin e shoqatave të reja, mbijetesën e kulturës së tyre dhe kufizimin e aftësisë për të siguruar arsim në gjuhën turke. Kjo përbën një kërcënim serioz për identitetin, pjesëmarrjen dhe aftësisë për tu shprehur të pakicave”.

Në mes tjerash raporti bën të ditur se pakica turke gjithashtu përballet me pengesa serioze për liritë fetare, ndërsa vijon me këto fjalë: “Pakica turke gjithashtu përballet me disa pengesa për përcaktimin e udhëheqësve fetarë, përfshirë edhe ndërhyrjen e shtetit në çështjet fetare. Të drejtat e pakicës turke përcaktohen nga një kornizë e krijuar gati një shekull më parë, pavarësisht nënshkrimit nga Greqia të një numri të madh të traktateve mbi të drejtat e njeriut dhe detyrimet e saj si anëtare e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, autoritetet greke duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të njohur pakicën turke në Trakinë Perëndimore dhe për të hequr të gjitha pengesat për të mundësuar zbatimin e plotë të drejtave të tyre”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne