Grupi i gjashtë i trupave turke arrin në Katar

Grupi i gjashtë i përbërë nga njësi të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) ka arritur në kryeqytetin e Katarit, Doha, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, grupi përforcues i forcave turke i është bashkangjitur ushtarëve të tjerë turq në Doha dhe ka nisur detyrën e përbashkët me forcat e armatosura të Katarit.

“Ankaraja dhe Doha po bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes në kuadër të mbrojtjes së përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe mbështetjen e përpjekjeve në luftën kundër terrorit dhe ekstremizmit”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja për bashkëpunim mes Turqisë dhe Katarit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe trajnimit ushtarak që mundëson vendosjen e përhershme të trupave turke në Katar hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2015.

Ndërkaq, më 28 prill të vitit 2016 u nënshkrua “Marrëveshja për Zbatimin e Vendosjes së Trupave Turke në Territorin e Katarit”, e cila u ratifikua më 7 qershor të vitit 2017 në Parlamentin e Turqisë, duke e përfunduar procedurën ligjore për vendosjen e trupave turke në Katar.

Grupi i parë njësive të TSK-së arriti në Katar më 19 qershor të këtij viti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne