Grupi i hebrenjve fanatikë bastis oborrin e Kompleksit Al-Aksa

Një grup i hebrenjve fanatikë nën përcjelljen e policisë izraelite bastisën Kompleksin Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Sipas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem bëhet e ditur se sot në orët e mëngjesit rreth 103 hebrenj fanatikë kanë hyrë në oborrin e Kompleksit Al-Aksa.

Hebrenjtë fanatikë, të cilët hynë nën përcjelljen e policisë izraelite nëpërmjet portës Magaribe, shëtitën për një kohë në oborrin e Al-Aksas.

Në anën tjetër policia izraelite ndaloi Abdullah Ebu Talib, drejtorin e rojës së Al-Aksas pa paraqitur asnjë arsyetim për ndalesë, ndërsa e liruan pasi u mbajt për disa orë në një rajon policor në afërsi të Kompleksit.

Ndërkaq sipas informatave të dhëna nga zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs, bëhet e ditur se policia izraelite ka ngritur një pikë vrojtimi në kuben e portës Er-Rahme që ndodhet në lindje të Al-Aksas.

Policia izraelite, e cila largoi rojet e Kompleksit nga kjo zonë, në ditën e fundit të muajit të Ramazanit kanë shkulur edhe pemët e mbjella nga ana e myslimanëve palestinezë në afërsi të portës Er-Rahme.

Xhamia Al-Aksa, e cila ndodhet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar, është kibla e parë e myslimanëve.

Ndërkaq hebrenjtë vazhdojnë me punimet e gërmimit në Kompleksin Al-Aksa, ku krahas Mesxhidit të Kibles dhe Xhamisë Kubetu-s Sahra ndodhen edhe muzetë, medresetë dhe oborri i madh, me pretekst se nën kompleksin Al-Aksa ndodhet rrënoja e tempullit të Hz. Sulejmanit, ndërsa mbrojnë qëndrimin se kanë të drejtë të kryerjes së riteve fetare në Harem-i Sherif./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne