Grupi Sorrosian pas sulmit kimik në Siri? Ja raportet

Sulmi kimik i ka të gjitha shenjat dalluese të një sulmi me “flamur të rremë”

Helmetat e Bardha, një grup i lidhur me Al-Kaedën dhe i financuar nga Xhorxh Sorrosi dhe qeveria britanike, thuhet se kanë organizuar një tjetër sulm me armë kimike ndaj civilëve në qytetin sirian të Khan Shejkunit për ta hedhur fajin mbi qeverinë siriane.

Një ditë para sulmit, Orient TV me bazë në Gjirin Arabik njoftoi: “Nesër do të fillojmë një fushatë në media për të mbuluar sulmet ajrore në Hama, duke përfshirë përdorimin e luftës kimike kundër civilëve.” Kjo tregon qartësisht dijeninë paraprake nga Orient TV se rebelët do të nisnin një sulm.

Helmetat e Bardha kanë filmuar shumë nga pamjet e lëshimit të sulmit kimik. Ata kanë qenë gjithashtu të njohur për vënien në skenë të videove të “shpëtimit” në të kaluarën. Megjithatë, këtë herë duket se fëmijët janë vrarë vërtetë për bërjen e kësaj “fushate në media.”

Disa fëmijë shfaqen në video teksa mbyten nga një substancë e panjohur kimike, ndërsa të tjerët duket se kanë lëndime të pashpjegueshme kokë. Është e ditur se 250 persona janë rrëmbyer nga Al-Kaeda javën e kaluar nga qyteti fqinj i Hamas, i cili është pikërisht i njëjti numër sa ai i civilëve të plagosur dhe të vrarë.

Në një tjetër “rastësi”, një mjek pakistanezo britanik në kohën e sulmit ishte duke marrë kërkesa për intervistë në vend që të ndihmonte të plagosurit që kishin mbushur spitalin , dhe ka marrë gjithashtu maska ​​gazi nga një organizatë britanike vetëm tri ditë para sulmit.

Mjeku, Shajul Islam, është duke u përdorur si një burim nga mediat në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht përballjes me akuza terroriste për rrëmbimin dhe torturimin e dy gazetarëve britanikë në Siri dhe për heqjen nga regjistri mjekësor. Organizata përgjegjëse për dërgimin e pajisjeve për të është nën kritika për përdorimin e donacioneve të destinuara për refugjatët.


Në një tjetër rast të dyshimtë, Helmetat e Bardha që veprojnë në të njëjtën gurore pranë sulmit kanë marrë kostume respiratore Sarin-mbrojtëse një muaj para sulmit, edhe pse qeveria siriane nuk posedon Sarin (gaz helmues).

Rebelët e lidhur me al-Kaedën kanë pretenduar se gazi është përdorur nga qeveria siriane; megjithatë, OPCW ka konfirmuar se Siria nuk ka armë kimike dhe i ka shpërbërë plotësisht stoqet e saj në vitin 2013.

Përkundrazi, rebelët nuk kanë hequr dorë nga armët kimike në dispozicion të tyre.

Sipas gazetarit Seymour Hersch, raportet e inteligjencës tregojnë se rebelët kanë kontrabanduar armë kimike nga Libia përmes Turqisë me miratimin e Hillari Klintonit.

Në vitin 2013, të ashtuquajturit rebelë të moderuar kishin filmuar veten duke vrarë lepuj me gaz dhe duke kërcënuar për të vrarë pakicat fetare. Edhe ISIS është i njohur për posedimin e armëve kimike, duke kryer sulme mbi forcat siriane në Deir Ezzor.

Sarini do të kishte vrarë ose të paktën plagosur shpëtuesit e parë të pambrojtur. Sarini mund të thithet nëpërmjet lëkurës dhe kërkon një kostum të plotë trupi; megjithatë, Helmetat e Bardha u shfaqën vetëm me maska ​​dhe pa doreza, ndërsa trajtonin viktimat e ekspozuara. Të tjerët në afërsi nuk kishin veshur as maskë dhe ende mbetën të paprekur.

Sarini i konvertuar në armë është një armë e Shkatërrimit në Masë, e aftë për të vrarë mijëra njerëz. Nëse është përdorur me të vërtetë sarin, ai duhet të ketë qenë në një formë të dobët jo të konvertuar në armë.

Befasisht, mediat kryesore dhe politikanët neokonë kanë qenë të shpejtë për të rrëmbyer versionin e rebelëve të lidhur me al-Kaedën për ngjarjet, para se të zhvillohej ndonjë hetim.

Presidenti izraelit Benjamin Netanjahu e hodhi shpejt fajin mbi qeverinë siriane, ashtu si edhe Amnesty International. Franca bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit lidhur me incidentin.

Federika Mogerini, Përfaqësuesja italiane e Bashkimit Evropian fajësoi Asadin, ndërsa i dërguari i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Matthew Rycroft, ka fajësuar Rusinë dhe Sirinë.

Në përgjigje të akuzave, ushtria siriane dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë mohuar çdo përfshirje në sulm.

Qeveritë e NATO-s janë të pakënaqura me deklaratat e fundit të administratës së Trampit se ajo nuk e sheh më ndryshimin e regjimit në Siri si një prioritet. Në përgjigje të kësaj, Kryeministrja britanike Tereza Mej bëri një deklaratë se Britani është ende plotësisht e angazhuar për ndryshimin e regjimit në Siri. Britania e Madhe dhe Franca mund ta kenë parë sulmin kimik si një mundësi për të nxitur Trampin për luftë me Sirinë.

Kjo foto tregon fëmijët e prekur nga sulmi me gaz helmues në Siri. Lëndimet në kokat e tyre janë të pashpjegueshme dhe të dyshimtaSulmi kimik erdhi në të njëjtën kohë me një tjetër sulm mediatik kundër qeverisë siriane, i cili pretendonte se spitalet siriane në fakt ishin “thertore” sekrete.

Sulmi i fundit kimik “me flamur falls” ka ndodhur në vitin 2013, ku ushtria siriane është akuzuar për përdorimin e Armëve të Shkatërrimit në Masë në të njëjtën ditë që qeveria siriane kishte ftuar inspektorët e armëve në Damask, gjë që rezultoi heqjen dorë të Sirisë nga armët e saj kimike.

Në të ardhmen e afërt neokonët mund të akuzojnë Sirinë për dështim në zhdukjen e të gjitha armëve kimike, nën dritën e garancive nga ana e OPCW-së. Kjo është ajo që ka ndodhur në Irak në vitin 2003, i cili ishte pushtuar pavarësisht dorëzimit të armëve kimike në vitet ‘90.

Asnjë nuk pyeti se si ishte e mundur që qeveria siriane mundi të përdorte armë që nuk i kishte, as se çfarë motivi kishte ajo për këtë.

Megjithatë për momentin, historia e neokonëve është që “Trampi duhet të bëjë atë që nuk bëri Obama, të bombardojë Sirinë për al-Kaedën”, dhe duket se kjo histori është duke fituar. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne