Grusht shteti i butë në Arabinë Saudite, mbreti Selman shpall djalin e tij trashëgimtar

Mbreti i Arabisë Saudite me anë të një dekreti, ka shkarkuar Muhamed bin Najef nga pozita e trashëgimtarit të Fronti Mbretëror dhe në vend të tij e ka emëruar djalin e tij Muhamed bin Selman.

Agjencia e lajmeve WAS njoftoi se Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, Muhamed bin Najef e ka shkarkuar nga të gjitha funksionet shtetërore si nga kryesi i Këshillit të Ministrave dhe nga posti i ministrit të brendshëm, ndërsa Abdulaziz bin Saud e ka emëruar në postin e ministrit të brendshëm të Arabisë Saudite. Sipas dekretit të mbretit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman përveç funksionit të ri si princ i kurorës, do të ushtrojë gjithashtu edhe detyrën e ministrit të mbrojtjes së këtij vendi. Muhamed bin Selman para kësaj ishte zëvendës i trashëgimtarit të Fronit Mbretëror. Në bazë të këtij dekreti të mbretit të Arabisë Saudite, Bandar bin Fejsal bin Bandar bin Abdulazizi u emërua zv/shefi i Organizatës së Inteligjencës së Arabisë Saudite. Sipas analistëve, ky veprim i Mbretit të Arabisë Saudite është zbatim i një skenari për t’ia lënë pushtetin trashëgimi djali të tij. Një veprim i tillë është në kundërshtim të plotë me testamentin e mbretit Abdulaziz Al-Saud, themeluesit të dinastisë Al Saud. Familja Al Saud që nga viti 1923 ka në dorë pushtetin në Arabinë Saudite dhe që nga ajo kohë lufta për pushtet në këtë vend gjithmonë ka qenë një çështje aktuale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne