“The Guardian” përzgjedh 100 futbollistët më të mirë për vitin 2017

Një ndër mediat më prestigjioze në Angli, “The Guardian” ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2017. Lionel Mesi është përzgjedhur si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017. Ylli i Barcelonës edhe pse nuk mundi që të fitonte sa rivali i tij në aspektin kolektiv, sërish ja ka dalë që të renditet para portugezit.

Ronaldo mban vendin e dytë, teksa portugezi kujtojmë që fitoi dhe çmimin e “Topit të Artë” disa ditë më parë. Nejmar mban vendin e katërt, ndërkohë që De Bryne dhe Herri Kejn kompletojnë 5 futbollistët më të mirë. Reali ka 3 futbollistë në Top 10, ndërkohë që bie në sy fakti se në të nuk ndodhet asnjë nga lojtarët e Juventusit.

 

Dibala mban pozicionin e 14, Bufon i 16, ndërkohë që edhe te Barcelona përveç Mesit pjesa tjetër e lojtarëve aktual renditen shumë më poshtë. Suarez është i 13, ndërkohë që Iniesta është vetëm në vendin e 29,para Pogbasë.

Kujtojmë që në total votojnë 169 përfaqësues nga 63 shtete të ndryshme, ku përfshihen ish-futbollistë, ish-trajnerë dhe gazetarë. Pjesë e saj është edhe gazetari jonë, Ermal Kuka, i cili ka përzgjedhur një listë me 40 lojtarët më të mirë. E njëjta procedurë ndiqet për të gjithë përfaqësuesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne