Gul: Një delegacion i ShBA-së do të vizitojë Turqinë në lidhje me FETO-n

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul tha se një delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitojë Turqisë në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gulen.

“Ne i dërguam ShBA-së prova të reja në lidhje me FETO-n. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen hetimet edhe nga ana e prokurorisë edhe hetime administrative. Prej muajit të ardhshëm në Turqi do të vijnë edhe prokurorët edhe zyrtarët të tjerë amerikan. Bëhet fjalë për kontakte në kuadër të ndihmës juridike. Besojmë që sipas shtetit ligjor do ishte e nevojshme të ekstradohet ky kryeterrorist”, bëri të ditur ministri Gul.

Ministri i Drejtësisë iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës gjatë pjesëmarrjes në emisionin e një kanali televiziv privat.

Në përgjigje të pyetjes se “Çfarë do të ishte qëndrimi i Turqisë në qoftë se ShBA-ja do të ekstradonte Fetullah Gulenin në një vend tjetër?”, ministri Gul tha se lufta e Turqisë kundër kësaj organizate terroriste, e cila martirizoi 251 qytetarë të saj, bombardoi kuvendin, tentoi të ndërmarr atentat ndaj Presidentit, tentoi të heq rendin kushtetues, do të vazhdojnë pa marrë parasysh se ku ndodhen ata./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne