Gunter Verheugen: Turqia është vend evropian, asaj nuk i duhet perspektiva evropiane

Ish komisioneri përgjegjës për zgjerim të Bashkimit Europian, Gunter Verheugen, tha se “Turqia nuk ka nevojë për perspektivën e Evropës, Turqia është një vend evropian dhe askush nuk mund ta vë në dyshim këtë”, raporton Anadolu Agency.

Verheugen në kuadër të Samitit Kartepe i cili zhvillohet në qytetin Kocaeli të Turqisë ka mbajtur një fjalim me temë “Filozofia e Bashkimit Evropian dhe reflekset për mbrojtjen e demokracisë nga grusht shtetet”, tha se është shokuar në lidhje me grushtin e shtetit më 15 korrik dhe se nuk ka mundur ta imagjinojë se një gjë e tillë mund të ndodhte.

“Turqia është përshkruar si një vend në të cilin ka mbizotëruar diktatura, e cila ka penguar demokracinë për shumë vite. Është një vend ku tentativat ushtarake janë përjetuar shumë dhe është folur shumë mbi këto, por Turqia ka një demokraci plotësisht funksionale. Pas tentativës për grusht shteti më 17 korrik u ktheva në Gjermani dhe kërkova komente të sinqerta, prisja që në Evropë të mbaheshin protesta të forta në çdo vend ku njerëzit të mbronin demokracinë turke duke shprehur mendimet e tyre për këtë”, tha Verheugen.

“Gjithashtu edhe nga liderët evropianë prisja që të mbildheshin dhe të zhvillonin takime të jashtëzakonshme dhe duke dënuar këtë tentativë të jepnin mesazhe solidarizuese. Natyrisht unë prisja që ata të dënojnë këtë nismë, prandaj prita që në çdo cep të BE-së do të mbështesin seriozisht fuqinë e shoqërisë civile turke”, deklaroi Verheugen duke bërë të ditur se motivimi i legjitimimit të puçeve është shfaqur në një mënyrë tjetër.

“Turqia ka një shoqëri të fortë”

Më tej Verhogen tha se Turqia po përjeton ndryshime të forta dhe të thella sociale dhe se nganjëherë ekziston një fërkim midis palëve liberale dhe laike, por kur shihet si e tërë, ajo ka një kulturë të fortë të bazuar në traditat e shoqërisë turke.

Pasi ka shpjeguar se pjesëmarrja e Turqisë në procesin e integrimit evropian filloi në vitin 1963, Verheugen tha se “Duke përfshirë edhe rezolutën e Helsinkit të vitit 1999, Turqia është diskriminuar, ku ndërkohë që vendet e tjera u konsideruan si vende kandidate, Turqia nuk u pranua. Në takimin e mbajtur në Helsinki në vitin 1999 vërejtëm reflektimet e ndryshimeve politike. Ne kemi parë që në disa vende diçka ka ndryshuar, veçanërisht në Gjermani. Ndoshta ka nga ata që nuk e dinë se BE-ja ka më shumë nevojë për Turqinë, sesa Turqia ka nevojë për BE-në”.

Ai thotë se “Turqia nuk ka nevojë për perspektivën e Evropës, Turqia është një vend evropian dhe askush nuk mund ta vë në dyshim se Turqia ka nevojë për një perspektivë europiane”.

“Nuk po diskutojmë nëse Turqia i përket Evropës apo jo, sepse Turqia është pjesë e Evropës. Turqia e forcon më tej BE-në nga pikëpamja politike dhe ekonomike. Perspektiva evropiane nëse do të jetë e vërtetë ndaj Turqisë do të thotë se Turqia dhe qytetarët turq duhet të perceptohen në një drejtim krejtësisht të barabartë me vendet evropiane, ajo duhet të shihet e barabartë. Nëse kjo barazi nuk është pranuar nga shtetet anëtare, atëherë personalisht unë do të thoja se kjo politikë mbetet opinion shumë arrogant”, tha Verheugen.

“Prandaj, unë këshilloj BE-në që të kthehet në strategjinë e Helsinkit, të bëjë strategjinë e Helsinkit të ribesueshme dhe ndoshta pjesëmarrjen e Turqisë në BE ta bëjë si një perceptim me përparësinë që evropianët atë ta vërejnë si një nevojë dhe ta dëshirojnë dhe jo në mënyrën ndoshta bëhet ndoshta nuk bëhet. Ne për një kohë të shkurtër kemi nevojë për qetësim në të dyja anët. Në veçanti, ne kemi nevojë që të ndryshojmë sadopak retorikat politike”, thekson Verheugen.

 

 

 

 

 

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne