Bota

Guterres: Do ta vazhdojmë mbështetjen për Libanin në çdo mënyrë të mundur

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, theksoi se janë në “solidaritet të plotë” me popullin libanez pas shpërthimit në Portin e Bejrutit.

Në fjalën e tij në një briging, Guterres theksoi se shpërthimi në Bejrut ndodhi në një kohë kur Libani tashmë po përjetonte një periudhë të vështira për shkak të vështirësive ekonomike dhe pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Libanin në çdo mënyrë të mundshme”, tha Guterres.

Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar për të rritur mbështetjen për libanezët dhe theksoi se OKB-ja gjithashtu mbështet këtë vend në të gjitha fushat.

Thirrje për “reforma”

Duke iu referuar protestave në Liban, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha: “Në një periudhë të tillë dhimbjeje dhe zhgënjimi të gjatë, zemërimi i popullit libanez është i dukshëm. Zëri i popullit libanez duhet të dëgjohet”.

Guterres theksoi se duhet të bëhet një hetim i besueshëm dhe transparent për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në Portin e Bejrutit dhe për t’i kërkuar llogari nga përgjegjësit, duke shtuar se “është gjithashtu e rëndësishme të zbatohen reformat në mënyrë që të plotësohen kërkesat e popullit libanez në një afat më të gjatë”./AA

OPINIONE

INTERVISTA