Guterres kërkon uljen e tensionimit në Gjirin Persik

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për të vazhduar me zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur në vitin 2015 mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë dhe Iranit, prej së cilës ShBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe për të ulur tensionimin në Gjirin Persik.

Në prononcimin e tij për shtyp të bërë në kuadër të Samitit të G-20-ës që filloi në qytetin Osaka të Japonisë, Guterres bëri të ditur se marrëveshja e arritur me Iranit është një faktor i stabilitetit dhe se “është shumë e rëndësishme ky stabilitet të ruhet”.

Sekretari kërkoi që të ulet tensionimi në Gjirin Persik, ndërsa tha se konflikti i mundshëm i armatosur në rajon është një shqetësim i madh për liderët pjesëmarrës në Samitin e G-20-ës.

Në letrën e tij drejtuar liderëve pjesëmarrës në këtë samit, Guterres bën thirrje të ndërmarrin masa për reforma të drejta dhe të qëndrueshme për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare globale dhe për të rritur fleksibilitetin e ekonomisë globale, ndërsa kërkon “të promovojnë rritjen e barabartë”.

Mbretëron shqetësimi që tensionimi në linjën Teheran-Uashington pas tërheqjes së njëanshme të ShBA-së nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 dhe rivendosja e sanksioneve, sulmet ndaj dy anijeve cisternë të naftës në Gjirin e Omanit këtë muaj dhe rrëzimi i një droni të ShBA-së në Ngushticën e Hormuzit, mund të kthehen në konflikt./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne