Gutteres kritikon ashpër vendimin e Amerikës për tu larguar nga UNESCO

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kritikuar ashpër vendimin e Amerikës për tu larguar nga organizata e UNESCO-s.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Antonio Gutteres të enjten me anë të një deklarate, ka deklaruar se duke marrë parasysh rolin që ka patur Uashingtoni në organizatën UNESCO që nga koha e themelimit të kësaj organizate, vendimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës për të daljen e këtij vendi nga kjo organizatë ndërkombëtar, është shumë keqardhës. Qeveria e Amerikës të enjten ka deklaruar se po i jep fund anëtarësisë së vetë në organizatën UNESCO. Autoritetet e Uashingtonit po akuzojnë këtë organizatë për qëndrime armiqësore ndaj regjimit uzurpues të Izraelit. Anëtarësimi i Palestinës në organizatën UNESCO është një prej shkaqeve të vendimit të Amerikës për tu larguar nga kjo organizatë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne