Gutteres: Përfundimi i okupimit të Palestinës, e vetmja rrugëzgjidhje për paqen

Sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se okupimi i Palestinës ka krijuar shumë probleme për popullin në këtë vend, prandaj përfundimi i okupimit të këtij vendi, është e vetmja rrugëzgjidhje për vendosjen e një paqe të qëndrueshme dhe për realizimin e ëndrrës për pavarësi dhe për sovranitet kombëtar të popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutteres të enjten me anë të një mesazhi dërguar për takimin e komitetit “Zbatimi i të drejtave të pashmangshme të popullit të Palestinës” i cili u organizua me rastin e 50 vjetorit të okupimit të territoreve të Palestinës nga regjimi sionist, deklaroi: “Okupimi i territoreve të Palestinës përgjatë 50 viteve të kaluara, ka krijuar shumë probleme dhe vështirësi të mëdha për popullin e Palestinës. Pikërisht ky okupim 50 vjeçar, ka qenë faktor i dhunës sistematike dhe i një varg veprimesh hakmarrëse dhe kjo ka patur mesazh të hidhur për popullin e përvuajtur të Palestinës për mosrealizimin e ëndrrës së tij për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës”. Në fund z. Gutteres theksoi se dhënia fund e okupimit të territoreve të Palestinës, është e vetmja rrugëzgjidhje për vendosjen e një paqe të qëndrueshme në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne