Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit merr shembull Turqinë

Për të parandaluar rritjen e tepruar të kursit të këmbimit valutor, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdunasir Himeti kërkoi nga qytetarët të depozitonin nëpër banka valutat që mbajnë “nën jastëk” duke treguar si shembull për këtë reagimin e popullit turk.

Himeti deklaroi në televizionin shtetëror se do të hiqet dorë në masë të madhe nga sistemi fiks i kursit të këmbimit dhe do të kalohet në regjimin e këmbimit të lirë të kontrollueshëm, ndërsa kërkoi nga populli iranian që ta ndihmojnë shtetin në mënyrë që politika të jetë e suksesshme.

Himeti tha se ata janë në një luftë ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Shteti ynë po u reziston të gjitha presioneve ndërkombëtare, që qytetarët të bëjnë një jetë të rehatshme. Njerëzit tanë duhet ta ndihmojnë shtetin dhe duhet të depozitojnë në banka devizën që mbajnë nën jastëk. Shikoni në Turqi, kur vendi është përballur me situata të ngjashme dhe kur ka pasur rritje të kursit populli turk filloi ‘ti djegë’ dollarët”,- tha ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne