Gylenistët e dëbuar nga Kosova arrestohen nga autoritetet turke

Gjashtë profesorët e arrestuar sot në Kosovë tashmë janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke, kështu bëjnë të ditur mediat atje.

Të gjashtë të dyshuarit për lidhje me organizatën FETO janë dërguar në Stamboll me një avion special dhe janë arrestuar nga policia turke.

Ata akuzohen se janë anëtarë të FETÖ-s, të fajësuar për përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 që la më shumë se 250 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne