Shtetasi turk Selami Simsek po bën të gjithë përpjekjet për të ndalur çdo tentativë të mundshme të autoriteteve shqiptare për ta dëbuar drejt Turqisë, sikurse ndodhi me mikun e tij, Harun Çelik. ‘BalkanWeb’ ka siguruar padinë e Simsek, të depozituar nga avokati Elton Hyseni.
Mësohet se Simsek ka paditur Drejtorinë e Azilit në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ka kërkuar pezullimin e procedurës për depërtimin e tij.
Në kërkesën e tij, shtetasi turk, i cilësuar nga autoritetet turke si ‘gylenist’, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Drejtorisë së Azilit si dhe përfitimin e azilit politik, që u dha në 2 korrik. Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë argumentoi në vendimin e saj se Simsek nuk përmbush kriteret si azilkërkues.
Selami Simsek po mbahet prej 9 marsit në Qendra e Mbyllur në Karreç dhe këmbëngul para autoriteteve shqiptare të shfuqizohet vendimi që i refuzon azilit dhe të pranohet kërkesa e tij pasi jeta e tij është në rrezik nëse dëbohet drejt Turqisë.