Gysi, përbindëshi që po ha koken e Rames..

Dritan Laci

 

Gysi u tregua një lojtar i klasit botëror. Fillimisht ai kapi Ramen.
Ne fakt ishte Rama ai qe kishte nevojë për Gysin.
Pas largimit të Saimir Tahirit, krimi kishte dalë duarsh dhe Rama ishte I pafuqishëm ti pajtonte bandat.
Togfjalëshi ‘Kokat hengshin’ me shume po i hante koken Rames sesa bandave që kishin dalë jashtë kontrollit dhe po bënin kërdine në rrugë.
Ne kete situatë, Rames i duhej një Saimir Tahiri i ri.
Nje personazh I padukshëm.
Nje figure larg politikës, por qe te ishte sa larg aq edhe pranë politikës, që të mundte jo vetëm të pajtonte bandat dhe me ne fund ti jepte qetësinë e munguar Rames, por edhe të bënte mirë punët e pista që deri atë kohë Saimir Tahiri, i kishte bërë shtrembër dhe halldupce.
Dhe ky njeri qe do te ishte ministër i brendshëm në hije, por qe po kështu do mbulonte në hije edhe financat si dhe njëkohësisht do ishte ministri i drejtësisë në hije, do të ishte Ergys Agasi.
Nje personazh që kishte treguar aftësi të spikatura në menaxhim.
Që po kështu kishte ambicie në politikë.
Por qe mbi të gjitha kishte zhdervjelltesine të kapërcente gardhet dhe te ndërronte lëkurën, qoftë edhe pa marrë nje gërvishtje.
Por mbi të gjitha ajo që ia ngrinte edhe me shume topin ishte se ky djalë, familja e tij biologjike kishte dhënë prova të forta besnikërie politike ndaj Partisë Socialiste.
Vlera të pakundërshtueshme të cilat Rama I vlerësoi si të duhurat për profilin e lënë bosh nga Saimir Tahiri.
Por fillimisht Rama duhet të lante duart me Visho Ajazin.
Visho qe ishte trashëgimi e Saliut në krye të SHISH, ishte kthyer në një shqetësim serioz për Ramen.
Informacionet për policët dhe shefat e tyre të korruptuar te lidhur me kanabizimin e vendit, te dala nga goja e Saliut, po tmerronin dita ditës Ramen.
Keshtu qe Rama vendosi të vrasë njëkohësisht Vishon dhe qytetarin digjital të Saliut.
Dhe ne nje fare mënyre ia arriti qëllimit.
Por kjo duket se nuk mjaftoi.
Kjo pasi vendi i eminences gri kishte mbetur bosh.
Nuk dihet kush ia solli Gysin në tavolinë.
Por e sigurte eshte qe Rama I cili po kërkonte nje ministër të brendshëm hije, e ktheu Gysin duke I lënë edhe menaxhimin e financave të krimit, ne nje përbindësh që shpejt do dilte jashtë kontrollit.
Gysi i cili në fillim duhet thënë se punoi mire. Pajtoi bandat në Durrës dhe në Elbasan.
Krijoi një klimë paqe në këto dy qytete.
Por mbi të gjitha si Ministër i Brendshem mori në kontrolli Ministrinë e Brendshme dhe organizatën e policisë.
Aftesi të cilat i pëlqyen edhe thjeshtrit të tij.
I cili në rendjen e tij për per tu bere lider global i quante pune pa rëndësi ato brenda Shqipërisë.
Dhe kështu ia vari të gjitha celesat në qafë Gysi.
Gysi që shpejt ia kaloi me zgjuarsinë e tij edhe punëdhënësit të tij. .
Punëdhënësi I tij që nënvlerësoi të figura e Gysit ate te nje biri që ishte rritur në një familje biologjike ku pjesë kryesore e temave të pernatshme ishin intrigat e politikës.
Ku nuk flitej për intriga ordinere.
Por per ato makbethiane.
Dhe per nje parti që e kishte në ADN-në e saj vrasjen brenda familjes politike. Dhe është pikërisht ky dështimi i Rames me Gysin.
Që nuk parashikoi dot që kjo pjelle e gjakut të familjes, nje dite do e vriste. Ashtu siç ne fakt po ndodh.
Pasi Gysi tashmë po I fut të gjithë në një varr të vetëm.
Po i gropos përjetë.
Dhe ne dac ta pranoni apo jo, sot Gysi eshte kutia e Pandores se Qeverise Rama.
Ai nuk ka futur në shtrat vetëm shefen e shërbimit informativ të cilen per mua e përdori dhe me dashje e tradhtoi, jo vetëm gruan e AKSH-it, jo vetëm Belinden, por Gysi si nje mago i madh ka futur në shtrat edhe Ramen
Vlora Hyseni nuk I duhej me Gysit. A e dinte që nuk kishte shpëtim. Ai priti deri në fund që Rama ta shpëtonte.
Dhe kur pa qe Rama nuk e bëri ai tradhtoi Vlorën. Duke lënë në makinën e tij të braktisur diagramat e SHISh. Kete sot e di dhe Vlora. Por e di dhe Belinda e cila po kujdeset të transferojë cte mundet jashte Shqiperise.
Pasi Gysi sicdi talent I rangut të tij do pranojë me mire te flase se sa te vazhdoje te rëndojë pozitën e tij.
Pra nëse këto do shikoni ndonje tronditje financiare mos u çudisni që para të mëdha të lëvizin jashtë Shqipërisë.
Nuk është fall, por eshte mbreteria e Gysit, qe do te perpelise deri në fund këdo.
Sepse ai është perbindeshi që Rama krijoi per te ngrene kokat e te tjereve, por qe tani po ha koken e tij. /fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne