Hafizi i Kur’anit është vrarë nga terroristët në Pakistan

Një djale 10-vjeçar i Pakistanit, hafiz i Kur’anit , ishte një ndër ata që u vranë në një sulm nga terroristët Taleban në Karaçi.

Sipas gazetës ‘Ummat’, anëtarët e grupit Tekfirist nisën sulmin pranë shkollës Dar ul-Ulum në qytetin Karaçi në Pakistan, të premten.

Tre policë si dhe hafizi i Kur’anit, Zahidi, dhjetëvjeçar u qëlluan për vdekje në incidentin terrorist nga gjashtë armatosur hipur në motoçikleta.

Të shtënat u zhvilluan në lagjen Korangi të qytetit Karaçi, i goditur nga dhuna.

Burime mjekësore thanë se tre trupa u sollën në spital pas shkëmbimit të zjarrit dhe se një person i katërt, i cili ishte plagosur, vdiq gjatë trajtimit.

Hetuesit kanë mbledhur nga vendi i krimit 45 fishekë të plumbave të pistoletave 9mm.

Karaçi është tronditur nga dhuna politike, etnike dhe sektare gjatë dy dekadave të fundit.

Në qershor të vitit 2014, një sulm vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar Xhinnah në Karaçi përfundoi bisedimet paqësore mes qeverisë me militantët pro-talebanë. Që atëherë, Islamabadi është angazhuar në një ofensivë të madhe kundër strehimeve të militantëve.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne