Shqiperia

Hafizi sulmon Nikollën ministren e suksesit të burgosjes së studentëve: Marionetë politike

Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi duket se nuk ka pritur aspak mirë rikonfirmimin e Lindita Nikollës në krye të Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në fb, Hafizi thotë se kjo vazhdimësi në arsim është e hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes.

Hafizi: Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë!E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.

E rreshtuar prej kohësh në partinë LIBRA, Hafizi garanton se kjo parti edhe pse nuk arriti të sigurojë përfaqësim në Kuvend, do të jetë zëri i vlerave në politikë.

Hafizi: Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë. Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

OPINIONE