Haftari në mënyrë të njëanshme shpall veten sundimtar i Libisë

Gjenerali rebel Khalifa Haftar në mënyrë të njëanshme ka shpallur veten sundimtar të Libisë.

Përmes një videoje, Haftar përmendi demonstratat në rrugë në zonat nën kontrollin e tij dhe pohoi se “pranoi mandatin e popullit libian” për të qeverisur vendin.

Ai tha se marrëveshja e nënshkruar nga palët ndërluftuese në Libi nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB) “ka humbur sundimin e saj”.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2015 në Marok. Si pjesë e marrëveshjes, Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB u formua për të menaxhuar procesin e tranzicionit në Libi.

Haftari dhe aleatët e tij politikë u përpoqën të parandalojnë hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje me iniciativat e tij në terren.

Që nga rrëzimi i sundimtarit disadekadësh të vendit, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete, ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga EBA dhe Egjipti, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe njohjen ndërkombëtare.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës. Qeveria e Tripolit nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne