Shqiperia

“Hajdutë që flenë më 900 euro nata”, Arben Malaj sulmon Veliajn: Si dënohen më gjoba qytetarët nga Bashkia e Tiranës

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka sulmuar kryebashkiakun Erjon Veliaj, duke thënë se po vjedh qytetarët e Tiranës përmes gjobave çdo mëngjes.

Sipas Malajt, Veliaj vazhdon të qeverisë në mënyrë arrogante dhe pa kufi, teksa shton se ky është një turp për hajdutët që flenë me 900 euro nata.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se: “Atë e ka frikë prokuroria, e ka frikë policia e shtetit, përballe arrogancës dhe babëzisë së tyre është i pafuqishëm edhe zv kryeministri që është banor i zonës sonë”.

Postimi i plotë i Arben Malajt:

Veliaj vazhdon qeverisjen arrogante dhe te babizitur. 216 milion leke eshte vjedhje e banoreve te zones qe shkon ne favor te kompanive private. Banoret e rruges Faik Konica denohen me gjoba cdo mengjes. Turp per keta hajdute qe flen me 900 euro nata. Babezia dhe arroganca e tyre nuk ka kufi. Bashkia e Tiranes po vepron si shtet brenda shtetit. Ate e ka frike prokuroria, e ka frike policia e shtetit, perballe arrogances dhe babezise se tyre eshte I pafuqishem edhe zv kryeministri qe eshte banor i zones tone.
Arbeni

OPINIONE