Hamanei zbulon kushtet e Iranit për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore

Në fjalimin mbajtur në pritjen që u bëri udhëheqësve ushtarakë dhe politikë të vendit në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit, Teheran, dhe që u transmetua në televizionin shtetëror, Hamanei foli edhe për marrëveshjen nukleare dhe për deklaratat që kanë ardhur nga administrata amerikane kundër Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ushqejnë një armiqësi të thellë kundër Iranit, vetëm se të gjitha sulmet që ka bërë Amerika ndaj regjimit tonë pas revolucionit (1979) kanë dështuar,- u shpreh Hamanei ndërsa shtoi se sulmet e tanishme të Uashingtonit janë gjithashtu të destinuara të dështojnë nëse autoritetet shtetërore do ti përmbushin detyrat e tyre ashtu siç duhet.

Duke iu referuar deklaratave të administratës amerikane lidhur me masat shtrënguese kundër Iranit pas largimit nga marrëveshja bërthamore dhe që synojnë ndryshimin e regjimit në Iran, Hamanej tha: “Kjo nuk është një gjë e re, por të gjitha komplotet që ata kanë ngritur që nga Revolucioni dhe që kanë pasur për qëllim përmbysjen e regjimit kanë dështuar si macja e famshme në filmin vizatimor “Tomi dhe Jerry”.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja nuk i ka respektuar kurrë angazhimet e saj jo vetëm në mandatin e Presidentit aktual Donald Trump, por edhe në periudhat e mëparshme, lideri shpirtëror tha se Irani nuk mund të ndërveprojë me një qeveri që e shkel me lehtësi një marrëveshje ndërkombëtare”.

Hamanei tha se presidenti amerikan, Donald Trump do të ketë të njëjtin fat me paraardhësit e tij, si ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Ronald Reagan, dhe zhduket në histori.

Kurse vendet e tjera evropiane, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, të cilat e kanë firmosur marrëveshjen bërthamore (2015), udhëheqësi fetar iranian i akuzoi për “bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur bëhet fjalë për çështje delikate”.

Kushtet e Iranit drejtuar vendeve perëndimore për të vazhduar marrëveshjen bërthamore në fuqi, Hamanei i renditi si më poshtë:

Çështja e aktiviteteve të Iranit në Lindjen e Mesme dhe programi i tij për raketat balistike nuk do të jetë objekt negocimi,
Nxjerrja e një rezolute të re kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat duke u larguar nga marrëveshja bërthamore kanë shkelur Rezolutën 2231 të Kombeve të Bashkuara (OKB),
Dalja kundër të gjitha sanksioneve që ShBA-ja ka vendosur kundër Iranit,
Ti jepet garanci Iranit për eksportin e naftës dhe marrëdhëniet e tij me bankat evropiane’.

Hamanei shtoi se nëse Evropa nuk do ti përmbushë këto kushte, atëherë Irani rezervon të drejtën për të rifilluar aktivitetin e tij bërthamor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne