Hamanej: Armiqtë po përpiqen të shkaktojnë mosmarrëveshje mes Iranit dhe Irakut

Lideri fetar i Iranit, Ali Hamanej bëri të ditur se “armiqtë” përpiqen për të shkaktuar mosmarrëveshje mes Iranit dhe Irakut, por ata kurrë nuk do të kenë sukses.

Hamenej në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në Twitter i bëri një vlerësim protestave të vazhdueshme antiqeveritare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Ai theksoi se popujt e Iranit dhe Irakut janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se kjo lidhje vjen duke u forcuar çdo ditë e më shumë, ndërsa tha se “Armiqtë po përpiqen të shkaktojnë destabilizim, por ata nuk do të kenë sukses dhe komplotet e tyre nuk do të kenë efekt”.

Kryeqyteti Bagdad dhe qytetet në jug të Irakut prej 1 tetori e këtej po bëhen skenë e protestave kundër “korrupsionit, papunësisë dhe pamjaftueshmërisë së shërbimit publik”.

Gjatë protestave në vend prej 1 tetorit e këtej kanë humbur jetën 104 dhe janë plagosur 6 mijë e 107 persona./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne