Hamanej: ShBA-ja nuk ka fuqi ta ndryshojë regjimin në Iran

Lideri fetar i Iranit, Ali Hamanej bëri të ditur se nuk do të negociojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përgjigje ndaj fjalëve të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili ndodhet në Teheran për kontakte zyrtare, se “Dua t’ju përcjell mesazhin e Presidentit të ShBA-së”, Hamanej tha se “Nuk dyshojmë në seriozitetin dhe vullnetin e mirë të juaj, por nuk ju vlerësojë si person të duhur për t’i përcjellë mesazhet e Trupit. Unë nuk kamë dhe nuk do të kem asnjë përgjigje për Trumpin”.

Ndërkaq pas deklaratës së Kryeministrit japonez që “ShBA-ja nuk është e dhënë pas ndryshimit të regjimit në Iran”, Hamanej tha: “Problemi ynë me ShBA-në nuk është përpjekja për ndryshimin e regjimit, sepse ata nuk kanë fuqi ta realizojnë një gjë të tillë edhe sikur të duan. Edhe ish-presidentët e ShBA-së për 40-vjet deshën ta shkatërrojnë Republikën Islame të Iranit, por nuk ia dolën dot. Është gënjeshtër që Trumpi nuk është për ndryshimin e regjimit, sepse sikur do të mund të bënin në gjë të tillë ata do ta bënin këtë, por e dinë se nuk mund ta bëjnë”.

Abe shtoi se ShBA-ja është e gatshme për “bisedime të sinqerta” me Iranin, ndërsa Hamanej bëri të ditur se ata nuk i besojnë kësaj dhe tha se “bisedimet e sinqerta nuk do të mund të realizohen me Trumpin”.

“Irani nuk i beson ShBA-së dhe në asnjë mënyrë nuk do të përsëriten përvojat e hidhura të negociatave të mëhershme me ShBA-në në kuadër të marrëveshjes bërthamore”, vlerësoi Hamanej.

Lideri i Iranit gjithashtu rikujtoi se janë kundër armëve bërthamore dhe se disa herë ka ligjëruar që këto armë janë “haram”, ndërsa tha se “Sikur ne të dëshironim të prodhojmë armë bërthamore ShBA-ja nuk do të mund të bënte asgjë. Edhe moslejimi i ShBA-së nuk do të ishte pengesë. ShBA-ja nuk është e autorizuar për të folur se cili vend mund të posedojë këto lloje armësh, sepse ajo në depot e saj ka me mijëra armë me testata bërthamore”.

“Japonia është një vend i rëndësishëm, në qoftë se është pro marrëdhënieve të mira me Iranin atëherë duhet të shfaqë vullnetin e prerë”, bëri të ditur Hamanej ndërsa shtoi se “Disa vende të rëndësishme nuk e shfaqën këtë vullnet”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne