Hamas: Vendimi i Amerikës për Lartësitë e Golanit nuk mund të pranohet nga myslimanët

Kryetari i Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyye tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Lartësitë e Golanit si toka izraelite nuk mund të pranohet nga ana e myslimanëve.

Heniyye, në një deklaratë me shkrim, reagoi ndaj vendimit të Amerikës.

Ai theksoi se del kundër këtij vendimi mizor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lartësitë e Golanit (që janë të pushtuara nga Izraeli).

“Këto vendime të Amerikës nuk mund të pranohen nga arabët dhe myslimanët” shkroi Heniyye.

Ndërkaq ai reagoi edhe ndaj sulmeve të Izraelit në Gazë dhe theksoi se do të rindërtojnë shtabin e Hamasit, që u mor në objektivë dhe u shkatërrua ditën e hënë në bombardimin e avionëve luftarakë të Izraelit.

Vendimi i Donald Trumpt për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, vazhdojnë të ndeshen me reagim të madh në opinionin publik botëror.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Turqinë, Anglinë, Rusinë, Kanadanë, Ligën Arabe, shumë vende dhe institucione ndërkombëtare deklaruan se nuk njohin vendimin njëanës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Izraeli mban të pushtuara që prej vitit 1967 Lartësitë e Golanit, që janë toka të Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne