Hamasi bie dakord me iniciativën për pajtimin e fraksioneve palestinezeve

Grupi palestinez Hamas ka njoftuar se e aprovon iniciativën e nisur javën e kaluar nga tetë fraksione palestineze për t’i dhënë fund përçarjeve të brendshme palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, në një konferencë për media në Gaza tha se lëvizja e tij aprovon pa asnjë kusht iniciativën. Gjatë fjalimit të tij, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e grupit palestinez.

“Përgjegjësia kërkon që të çojmë para unitetin, të forcojmë partneritetin politik dhe të rehabilitojmë sistemin politik palestinez”, tha ai.

Haniyah gjithashtu i bëri thirrje grupit rival Fatah që t’i përgjigjet pozitivisht iniciativës, duke shpresuar në suksesin e saj.

Deri më tani, nuk ka pasur koment zyrtar nga lëvizja Fatah, megjithatë disa nga anëtarët e lartë thanë se kjo është një iniciativë “e panevojshme” dhe se Hamas duhet ta zbatojë marrëveshjen paraprake të nënshkruar mes dy grupeve në shtator të vitit 2017 në Kajro.

Marrëveshja e vitit 2017 nuk u zbatua për shkak të dallimeve në çështjet kryesore, veçanërisht për shkak të punëtorëve që ishin caktuar nga Hamas, si dhe çështjes së mundësimit të funksionimit të lirë në Gaza të qeverisë me seli në Ramallah.

Të enjten e kaluar, tetë grupe palestineze njoftuan për iniciativën për pajtim për t’i dhënë fund ndarjeve mes grupeve.

Në mesin e grupeve janë grupi Xhihadi Islamik, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës, si dhe Partia e Popullit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne