Hamasi dënon Arabinë Saudite

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Lëvizja e Rezistencës Islamike në Palestinë, Hamasi, u deklarua se kjo lëvizje është kundër normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin.

Lëvizja e Rezistencës Islamike në Palestinë, Hamasi reagoi ndaj deklaratave të princit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, lidhur me regjimin sionist.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi, u deklarua: “Ne dënojmë çdo interpretim të ligjshmërisë së okupimit të tokave palestineze.”

Hamasi gjithashtu kërkoi nga bota arabe që politikat kundër vullnetit të popujve arabë të merren në konsideratë së bashku me normalizimin e marrëdhënieve me armikun sionist.

Në deklaratën ku thuhet se rezistenca e popullit palestinez do të forcohet, u theksua se lëvizja për të izoluar regjimin sionist me bojkot do të vazhdojë.

Në një revistë të dhënë për revistën “Atlantic” në SHBA, princi Selman pati thënë: “Palestinezët dhe izraelitët, të cilët kanë të drejtën e pronësisë së tokave të tyre, duhet të zbatojnë traktatet e paqes dhe marrëdhëniet normale për t’a realizuar këtë.”

Burimi : W. News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne