Hamasi: Jemi çdo ditë në kontakt me Hezbollahun

El-Sinwar: Marrëdhëniet tona me Iranin dhe Hezbollahun janë shumë të forta, Marshi i Madh i Kthimit do të vazhdoj deri sa ata ti realizojnë qëllimet e veta plotësisht.

Lideri politik i Hamasit në Rripin e Gazës, marrëdhëniet e kësaj lëvizje me Iranin dhe Hezbollahun i ka cilësuar si jashtëzakonisht të forta dhe të mira.

Në një intervistë me kanalin al-Mejadin, lideri politik i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze, Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya El Sinwar u shpreh: ‘Nëse Izraeli sulmon Gazën, edhe rezistenca do të zhvilloj sulme të reja të papritura.

Marrëdhënia e lëvizjes Hamas me Hezbollahun është shumë e mirë dhe të dyja palët janë pothuajse çdo ditë në kontakt.’

Lidhur me marrëdhëniet e Hamasit me Iranin, El-Sinwar u shpreh: ‘Marrëdhënia jonë me Iranin është jashtëzakonisht e fortë, e qëndrueshme dhe e ngrohtë, dhe pas sulmit të Izraelit në vitin 2014, Irani nuk ka kursyer mbrojtjen e vet në fushën financiare, pajisjeve dhe konsultimit.’

Yahya el Sinwar vazhdoi kështu: ‘Marshi i Madh i Kthimit ka arritur objektiva strategjike, duke përfshirë formimin e një pengese të fortë kundër komplotit për të zhdukur çështjen palestineze dhe tërheqjen e vëmendjes së umetit arab dhe islamik ndaj çështjes palestineze.’

Lideri politik i lëvizjes Hamas në Gaza, Yahya El Sinwar mohoi çdo pretendim lidhur me atë se është bërë marrëveshje në mes të kësaj lëvizjeje dhe Kajros për të ndaluar marshet e mëdha të kthimit dhe theksoi se palët do të vazhdojnë marshimet deri sa të realizohen plotësisht qëllimet e tyre.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne