Hamasi ndërton “zonë të sigurisë” përgjatë kufirit me Egjiptin

Grupi i rezistencës palestineze Hamas është duke krijuar një “zonë sigurie” përgjatë kufirit midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, bënë të ditur Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi.

Në një deklaratë të mërkurën, ministria tha se hapi është pjesë e masave “për të rregulluar kufirin jugor me Egjiptin”.

Ministria tha se faza e parë do të përfshijë hapjen e vijës kufitare prej 12 kilometrash dhe vendosjen e kamerave të vëzhgimit, kullave të kontrollit dhe një sistemi të lehtë. “Masat vijnë në kontekst të rezultateve dhe arsyetimeve të arritura gjatë vizitës së fundit të një delegacioni të sigurisë në Egjipt”, tha në deklaratë nënsekretari i ministrisë Tawfiq Abu Naem.

Ai tha se zona e sigurisë e një thellësie prej 100 metrash do të jetë një zonë ushtarake e mbyllur. “Ne e sigurojmë palën egjiptiane se siguria kombëtare e Egjiptit është siguri kombëtare palestineze. Ne nuk mund të tolerojmë asnjë kërcënim për situatën e qëndrueshme të sigurisë në kufirin jugor”, tha ai.

Muajin e kaluar, një delegacion i Hamasit vizitoi Egjiptin për bisedime me zyrtarët egjiptianë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne