Bota

Hanieh: Populli palestinez nuk do të lejojë kurrë zbatimin e planit Akordi i Shekullit

Ismail Hanieh, kreu i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas deklaroi se populli palestinez nuk do të lejojë kurrë zbatimin e planit Akordi i Shekullit. Presidenti amerikan ditën e enjte ka deklaruar se përpara takimit të tij me Beniamin Netanyahu në Uashington do të publikojë detajet e planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit.

Donald Trump ditën e martë do të takohet në Uashington me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanyahu dhe me Bani Gantes kreu i partisë Blu dhe i Bardhë i regjimit sionist. Trump deklaroi se në fillim Palestina mund të reagojë negativisht ndaj këtij plani mirëpo ky plan është në interes të popullit palestinez. Kanali 12 i regjimit sionist ka pretenduar se ky plan njeh sovranitetin e plotë të regjimit sionist në të gjithë Kodsin dhe bashkimin e të gjitha kolonive sioniste me këtë regjim në BPLJ. Ismail Hanieh, shefi i zyrës politike të Hamasit, ditën e shtunë u takua me Muhamed Sabu ministër i mbrojtjes i Malajzisë. Ismail Hanieh dhe Muhamed Sabu, në këtë takim diskutuan për çështje të rëndësishme të interesit dypalësh dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Me këtë rast Hanieh ka vlerësuar dhe falënderuar qeverinë e Malajzisë për qëndrimin e saj kundrejt çështjes palestineze. Zyra politike e Hamasit gjithashtu ka vlerësuar rolin e popullit të Malajzisë për thyerjen e rrethimit të Gazës nga ana e regjimit sionist. Gaza mbahet e rrethuar totalisht nga regjimi sionist që prej vitit 2006 dhe kjo ka krijuar probleme të shumta për banorët e këtij rajoni./PT

OPINIONE

INTERVISTA